Flash

Familjarët sjellin sot në Shqipëri trupin e Florenc Beqiraj që vdiq në Francë

Lapsi.al 28 December 2017
Familjarët sjellin sot në Shqipëri trupin e Florenc Beqiraj

Ditën e djeshme familjarët e Florenc Beqiraj kanë tërhequr trupin e pajetë për ta sjellë në Shqipëri gjatë paradites së sotme. 23-vjeçari Florenc Beqiri shkoi në gjendje kome në spitalin "Nord" të Marsejës, pasi dyshohet se është dhunuar në qendrën e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm. Ndërsa autoritetet franceze pretendojnë se i riu tentoi të vrasë veten dhe është gjetur në gjendje të pandërgjegjshme në datën 14 dhjetor.

Pas një jave në koma, mjekët francezë i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë dhe pas këtij momenti zemra e të riut pushoi përgjithmonë. Prokuroria franceze ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Familjarët e Florencit udhëtuan me një linjë ajrore transit duke shkuar nga Franca në Gjermani, ndërsa paradite trupi i pajetë i 23 vjeçarit do të mbërrij në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI