Flash

“Ç’do ti këtu…”, i arrestuari për prostitucion tremb gjyqtaren në sallën e gjyqit

Lapsi.al 28 December 2017
“Ç’do ti këtu…”, i arrestuari për

Meqënëse gjykata e Shkodrës e refuzoi kërkesën e gjyqtares Izabela Radovani për t’u tërhequr nga çështja e Frederik Tatës, asaj iu desh të kthehet sërish në sallën e gjyqit. Por kur Tata, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni e pa në sallën e gjyqit ka nisur t’i flasë gjyqtares: “Çfarë do ti këtu, a ke dhënë dorëheqjen. Je e korruptuar dhe s’mund të më gjykosh mua”.

Dhe gjykatësja, në vend ta përjashtonte nga salla e gjyqit, ka vendosur të ndërpresë seancën për zëvëndësimin masë sigurie për Frederik Tatën. Seanca zgjati më pak se 5 minuta dhe gjyqtarja Radovani refuzoi të vazhdojë me gjyqin.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI