Flash

Shqipëria po zbrazet edhe nga infermierët, largime masive drejt vendeve të BE-së

Lapsi.al 27 December 2017
Shqipëria po zbrazet edhe nga infermierët, largime masive drejt

Numri i infermierëve që kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të punuar në vendet e Bashkimit Europian, po rritet nga viti në vit. 618 janë larguar vetëm përgjatë 2017 duke shënuar kështu një rekord të ri i cili është trefish më i lartë se i një viti më parë.

Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit thotë: “Për vitin që kaloi shkuan në rreth 230. Për këtë vit ne kemi rreth 618. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania. Ajo që na shqetëson më shumë është sepse ata duan një infermier me eksperiencë”.

Shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë, por Presidenti i Urdhrit të Infermierëve e shikon me shqetësim këtë eksod, i cili në të ardhmen mund të krijojë mangësi në sistemin tonë shëndetësor.

"Di që po vazhdojnë kurset e gjuhës së huaj për të ikur dhe në vitin 2018, apo 2019 apo 2020 do të kemi në fluks akoma më të madh dhe ndoshta pas viteve 2020 mund të krijohen probleme dhe tek ne”, shprehet ai për Tv Klan.

Skënderi kërkon që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marri masa për parandalimin e këtyre largimeve masive, duke përmirësuar kushtet e punës, pagën dhe trajtimin e infermiereve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI