Flash

Putin sërish në garë, opozita ruse bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve

Lapsi.al 27 December 2017
Putin sërish në garë, opozita ruse bën thirrje për

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny bëri thirrje për protesta në të gjithë Rusinë më 28 janar për të mbështetur një bojkot të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Zoti Navalny e bëri thirrjen për protesta sot, të njëjtën ditë që Presidenti Vladimir Putin u regjistrua zyrtarisht si kandidat për t’u rizgjedhur.

Sondazhet tregojnë se zoti Putin ka të ngjarë të fitojë një mandat tjetër gjashtë-vjeçar në zgjedhjet e 18 marsit. Zoti Navalny është ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi me burg që ai thotë se ishte i fabrikuar. Dënimi i tij është pezulluar.

Ai thotë se zoti Putin, i cili 17 vitet e fundit ka qenë ose president ose kryeministër, ka qenë në pushtet për një kohë tepër të gjatë. Sipas udhëheqësit të opozitës, popullariteti i zotit Putin ka ardhur kryesisht për shkak të mediave shtetërore të njëanshme dhe një sistemi zgjedhor që përjashton kundërshtarët legjitimë.

Zoti Putin, ish-oficer i KGB-së, kandidon në zgjedhje si i pavarur, vendim që disa vëzhgues besojnë se do ta rriste imazhin e tij si udhëheqës kombëtar në vend që të dilte në rolin e një figure politike partiake. Aleatët e kanë lavdëruar presidentin Putin për rikthimin e krenarisë kombëtare dhe forcimin e pozitës së Rusisë si udhëheqëse globale me ndërhyrjet ushtarake në Siri dhe Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI