Flash

Reflektimi i Bashës: Cili ishte gabimi i marrëveshjes me Ramën në 18 maj

Lapsi.al 26 December 2017
Reflektimi i Bashës: Cili ishte gabimi i marrëveshjes me Ramën

Në intervistën e dhënë për “Top Story” këtë të martë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet për marrëveshjen e 18 majit. Pyetjes: “A ishte ajo marrëveshje me Edi Ramën një gabim historik i karrierës së tij politike, si kryetar i Partisë Demokratike?” Basha i përgjigjet në këtë mënyrë: “Marrëveshja e 18 Majit ishte një marrëveshje e diktuar në një situatë unike dhe kritike për Shqipërinë e 27 viteve. Nuk ishte marrëveshja gabimi.

Gabimi ishte investimi me një marrëveshje me një person që nuk e njeh marrëveshjen. Me një person apo faktor politik i cili provon se jo thjeshtë marrëveshja me kundërshtarin, por edhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga fëmijët e vegjël, që nga foshnjat e sapolindura e deri tek pensionistët në moshë të thyer, ka për borxh t’ia vërë në funksion egos së shfrenuar për pushtet dhe pasuri personale”- tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha: Cilat dosje po mbyll Rama në prokurori

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se qëndrimi i opozitës është i kushtëzuar nga ato që i quan veprime arbitrare të qeverisë. Duke folur në Top Story këtë të martë...

21:49

AKU bllokon 400 kg mish në Korçë

Rreth 400 kg mish ka bllokuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  në Korçë. Mishi i është bllokuar një tregtari në fshatin Mborje, pasi sipas AKU ishte jashtë stand...

18:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI