Flash

Janullatosi “shqiptar”/ Lojë shqiptare apo lojë greke?

Lapsi.al 26 December 2017
Janullatosi “shqiptar”/ Lojë shqiptare apo lojë greke?

Në mediat mbështetëse të Edi Ramës dhe Ilir Metës ka shpërthyer një rivalitet absurd se kush duhet t’i rrëmbejë meritat për dhënien e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Janullatos. Ndëkkohë që dashamirësit e Metës falenderojnë aktin e presidentit që theu një traditë çerekshekullore të Presidencës shqiptare ata botojnë plot bujë falendërimet që kreut të shtetit i vijnë nga Athina.

Fillimisht u raportua për mirënjohjen e shprehur nga ministri i Jashtëm Kotzias dhe më pas për telefonatën e Ilir Metës me, Presidentin e Greqisë, Prokopios Pavlopoulos. Sipas burimeve që i referohen Amna.gr homologu i tij i ka thënë Ilir Metës: "Kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë, përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë."

Nga ana tjetër mediat pranë Ramës duke dashur të shfryjnë rolin e Presidentit, po pompojnë në shtyp një skenar të ndryshëm: Sipas tyre e gjitha ka qene e kanalizuar përmes qeverisë dhe Meta ka bërë vetëm noterin e një vendimi që është marrë mes Kotzias dhe Bushatit në takimin e tyre që u zhvillua në 11 nëntor në Kretë.

Në këtë pikë, pak kujt prej qytetarëve shqiptarë u intereson se kush është protagonist i këtij akti politik, Qeveria apo Presidenca. Por në rivalitetin e tyre foshnjarak, të dyja bashkë po i referohen faktit se kush merr më shumë vlerësime nga Athina dhe se kush e ka arritur i pari marrëveshjen me të.

Dhe kjo lojë kukafsheftas po nxjerr zbuluar një të vërtetë të hidhur. Duket sikur nënshtetësia shqiptare e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos nuk po i jepet për meritat për ringritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare, as për kontibutet e dhëna për besimtarët ortodoksë, as për qëndrimin çerek shekullor në Tiranë.

Kjo garë se kush merr më shumë lavde nga Athina e zhvlerëson aktin e dhënies së pasaportës dhe e paraqet atë si një qokë apo pazar që është bërë me politikanët grekë, për të marrë diçka tjetër në këmbim.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI