Flash

Vishaj: Kryeprokurorja Marku as mund të emërojë, as të shkarkojë

Lapsi.al 25 December 2017
Vishaj: Kryeprokurorja Marku as mund të emërojë, as të

"Kryeprokurorja Arta Marku nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional". Kështu shprehet kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj gjatë një deklarate për Report Tv lidhur me lëvizjet e mundshme në prokuroritë e rretheve me firmë të Arta Markut.

Vishaj sqaron se sipas ligjit të ri për Prokurorinë, Kryeprokurori i Përgjithshëm edhe pse me mandat të përkohshëm nuk ka rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi një gjë e tillë i ka kaluar gjykatës. Sipas tij, Arta Marku në krye të organit të akuzës nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

"Kjo Kryeprokurore edhe pse me mandat të përkohshëm nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional. Me ligjin e ri të organizimit të Prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është thjesht një administrator dhe nuk ka një rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi atë e vendos gjykatësi. Por, mandati i Kryeprokurores është procedural, më shumë është një administrator i mirë, sesa një proceduralist i mirë që do të thotë të urdhërojë hetimin apo pushimin e një çështje. Nuk urdhëron prokurorët e sektorëve që të kryejë një veprim të padëshiruar nga prokurori i sektorit", u shpreh Vishaj.

Sa i përket drejtuesve të prokurorëve me mandat të përkohshëm, sqaroi ai, është në atributet e kryeprokurorit të përgjithshëm, por ai ngriti shqetësimin se në në drejtimin e prokurorive sot ka prokurorë të cilët kanë humbur funksioniet të komanduarit.

"Mandati i këtyre drejtuesve të përkohshëm nuk duhet të kalonte më shumë se 6 muaj, aktualisht kemi drejtues me mandat 2-3 vjeçar që kanë humbur tërësisht funksionet e një të komanduari. Nëse kemi mbi 6 muaj ata duhet të jenë të emëruar. Sot institucioni i emërtesës që është KLP, mungon".

Pengesë në ngritjen e institucioneve të reja të prokurorisë sipas Vishajt është bërë bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Drejtuesja e Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur KLP. Kjo mungesë bën që të kemi vakuum në punën e Prokurorisë. Roli i Prokurores së Përgjithshme duhet të jetë zgjedhja e prokurorëve më të mirë, janë 6 prokurorë të cilët pasi të kalojnë Vettingun do jenë pjesë e KLP, bashkë me pesë anëtarët që do vijnë nga Kuvendi. Brenda janar-shkurt duhet të ngrihet KLP, pasi është një ngërç tërësisht i madh. Duhet paralelisht me ligjin e ri procedural të kemi edhe institucionet e reja. Vetëm një dakordësi e subjekteve politike do bëjë të mundur që brenda pranverës të kemi institucionet e reja", tha më tej kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI