Flash

Tiranë, dënohet me burg i riu që fotografoi votën

Lapsi.al 25 December 2017
Tiranë, dënohet me burg i riu që fotografoi votën

Gjykata e Tiranës ka shënuar të parin dënim me burg për fotografimin e votës.

Bëhet fjalë për një 21 vjeçar në kryeqytet, që fotografoi votën e tij në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai u dënua me 2 muaj burg, por përfundimisht do t’i nënshtrohet një dënimi alternativ, duke punuar 80 orë në interes të publikut.

Ndryshimi ligjor i bërë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 për dënimin me burg të personave që fotografonin fletën e votimit nuk është marrë seriozisht nga një 21 vjeçar në Tiranë. Ai nuk ka ngurruar të shkelë ligjin dhe tashmë do të vuajë pasojat.

Denis Nuhaj është personi i parë që dënohet me burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “shkeljes së fshehtësisë së votimit”. Në përfundim të një gjykimi me kohë të shkurtuar i riu është dënuar me 2 muaj heqje lirie.

Nuhaj është gjykuar në gjendje të lirë dhe përpos këtij dënimi ai nuk do të shkojë në qeli. Përfundimisht gjykata ka zëvendësuar dënimin me burg me një dënim alternativ, sipas të cilit 21 vjeçari është i detyruar për të kryer 80 orë punë të papaguar me interes publik.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Ardiana Beraj i riu është ndaluar ditën e zgjedhjeve. Ai është kallëzuar nga kryetarja e qendrës së votimit të ngritur në ambientet e shkollës “Dëshmorët e lirisë” në kryeqytet. Atij i është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe një apartat telefonik iPhone me të cilin kishte fotografuar fletën e tij të votimit.

Para hetuesve i riua ka deklaruar se votonte për herë të parë dhe se nuk e dinte se fotografimi i votës ishte vepër penale. Ai ka theksuar se nuk e kishte bërë foton për ndonjë përfitim material.

Masat e ashpra ndaj krimeve zgjedhore janë sanksionuar në nenin 327 të Kodit Penal. Sipas këtij neni fotografimi apo filmimi i fletës së votimit dhe shfaqja e saj tek persona të tjerë përbën vepër penale dhe dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet./AbcNews

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI