Flash

“Shqiptari” Janullatos zgjedh gjuhën greke për të mbajtur meshën e Krishtlindjeve

Lapsi.al 25 December 2017
“Shqiptari” Janullatos zgjedh gjuhën greke për të

Edhe këto Krishtlindje, besimtarëve ortodoksë shqiptarë iu desh një përkthyes për të kuptuar çfarë iu tha Kryepeshkopi Anastas Janullatos në meshë. Megjithëse e njeh shumë mirë gjuhën shqipe, megjithëse sapo e bënë zyrtarisht shtetas të Shqipërisë, Janullatos zgjodhi të flasë në gjuhën greke në meshë.

Pasaporta që mori nga presidenti Ilir Meta, nuk ka pasur aq vlerë sa ta bëjë të ndryshojë mendim dhe ta mbajë meshën në shqip, të paktën për një rast.

https://youtu.be/B2DPmnyKL0c

Madje edhe falenderimin që i dha Ilir Metës për dekretin, Kryepeshkopi e tha greqisht. Vendimi i Metës sipas tij ngjan me “verën, e cila sa me shumë vjetërohet aq më shumë vlera merr”, duke bërë ironi me 25 vjet refuzime të presidentëve të mëparshëm.©Lapsi.al

Të këshilluara

Si e uruan Krishtlindjen Rama, Meta dhe Basha

Krerët më të lartë të politikës shqiptarë kanë uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes, në këtë ditë të shenjtë. Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes nj...

10:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI