Flash

Deputeti i PD: Askush nuk garanton që kryeprokurori i ri do të zgjidhet në prill

Lapsi.al 25 December 2017
Deputeti i PD: Askush nuk garanton që kryeprokurori i ri do të

Luçiano Boçi, deputet dhe kreu i departamentit për arsimin në PD, akuzoi fort mazhorancën qeverisëse për dhunim të Kushtetutës në rastin e zgjedhjes së kryeprokurores Marku. Boçi thotë se “Drejtësisë e parlamentit “ia vuri flakën” djegia e Kushtetutës nga Rama e Ruçi dhe jo ndezja e flakadanëve”. Sipas tij, flakadanët e marrja e foltores kishin mesazhin e tyre, sikurse çizmja-mesazh e kryetares së LSI-së, drejtuar Ramës. Sa i përket konsensusit për kryeprokurorin e ri zyrtari demokrat është i prerë: “Konsensusi politik nuk është tavolinë me peshk…”, Boçi gjithashtu shpreh shqetësimin se tashmë me emërimin e kryeprokurores së përkohshme, peshqit e mëdhenj, për të cilët ka folur Donald Lu, nuk do kapen as në janar e as në prill.

“Mazhoranca nuk e zgjodhi, por e emëroi kryeprokuroren me 36 vota, jashtë çdo përcaktimi kushtetues dhe ligjor. Madje dhe jashtë termave e qëllimeve të reformës në drejtësi. Më saktë, Rama zgjodhi të jetë vetë ai kryeprokurori. E dyta, askush nuk garanton që “i riu” do zgjidhet në prill, nuk shkruhet gjëkundi që kryeprokurorja qëndron në detyrë deri në prill. Të jesh i përkohshëm dhe të jesh me mandat janë dy koncepte që nuk përputhen. Thelbi i një mandati të dhënë nga parlamenti ose nga zgjedhja është kohësia e definuar saktë dhe dhënia e tij në përputhje me Kushtetutën. Në këtë rast nuk u respektua as njëra e as tjetra. Termi krye-prokuror i përkohshëm ishte një as i dalë nga mënga e pokerxhinjve socialistë për të fituar lojën e kapjes së drejtësisë në tavolinë. Për sa i takon kryeprokurorit “të përhershëm”, që nuk mund të jetë i tillë, por e quajmë për analogji me “të përkohshëm”, apo të mandatuar, por mandat ka dhe i përkohshmi, të zgjedhur, por i zgjedhur është dhe i përkohshmi, PD i përmbahet asaj çfarë shkruan Kushtetuta dhe ligji. Çdo gjë është vullnet kushtetues dhe jo palësh. Konsensusi politik nuk është “tavolinë me peshk, për të zënë peshq”, por është detyrim kushtetues.” - u shpreh Boçi për GSH.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI