Flash

Zero rezultate nga Xhafaj, ministri mburret me operacionet e policëve të Tahirit

Lapsi.al 24 December 2017
Zero rezultate nga Xhafaj, ministri mburret me operacionet e policëve
Punën si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e nisi me largimin nga policia të njerëzve të Saimir Tahirit, por tani nuk e ka problem të mburret me punën e tyre. Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore vlerësoi me çmimi të parë dhe të dytë, operacionet e zhvilluara në Shqipëri kundër drogës në fillim të këtij viti. Çmim të parë mori operacioni “Koordinimi” dhe të dytë, operacioni “Alias”. I pari u zhvillua në Janar, kur ministër ishte Tahiri dhe tjetri në prill, kur Xhafaj kishte pak javë i emëruar dhe ende nuk kishte filluar mirë nga puna. Çfarë tregon kjo? Kaq të parëndësishëm janë operacionet e policisë nën drejtimin e Fatmir Xhafajt, saqë çmimet nga të huajt i marrin ato në kohën e Saimir Tahirit. Xhafaj nuk e pati problem t’i publikojë rezultatet në Tëitter për të shprehur kënaqësinë e vlerësimit. Një nga operacionet më të rëndësishme që mori përsipër Fatmir Xhafaj, ishte “Forca e ligjit”, që u prezantua me pompozitet por që deri tani, rezulton të jetë një flluskë sapuni. Dështim tjetër i paharrueshëm i Ministrit të Brendshëm është arrestimi i ish shefave të policisë që bashkëpunonin me bandën e Habilajve, në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Nuk i dihet, ndonjë prej atyre shefave mund të ketë marrë pjesë edhe në operacionet për të cilat mburret sot ministri. Në videot më poshtë janë pamjet e dy operacioneve që janë vlerësuar me çmim nga SELECA.© Lapsi.al https://www.youtube.com/watch?v=KZHt6VQ0QAo https://www.youtube.com/watch?v=KSSijjuEEfI

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI