Flash

Këshilltarët e Presidentit në familjen Beqiraj: Po punojmë për zbardhjen e të vërtetës

Lapsi.al 24 December 2017
Këshilltarët e Presidentit në familjen Beqiraj: Po punojmë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani vizitë në familjen e Florenc Beqiraj në Shkodër Këshilltarët Tedi Blushi dhe Ylli Asllani i përcjellin familjes Beqiraj ngushëllimet e Presidentit Ilir Meta. "Presidenti Meta po bën çmos për të sjellë trupin e Florenc Beqiraj në Shqipëri. Ai vazhdon të jetë në kontakt të pandërprerë me autoritetet shqiptare dhe franceze", është shprehur Blushi.

Sipas tij, ‘Presidenti Meta ka kërkuar sqarime të plota për rrethanat që çuan në vdekjen e Florencit. Ndërsa nëna e Florenc Beqiraj ka thënë se "Presidenti është i vetmi zyrtar që na ka qëndruar pranë dhe që na ka ofruar ndihmë", ndërsa "asnjë institucion nuk na ka ndihmuar".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI