Flash

Edhe Haredinaj me kunj. Ne do të votonim si Trump për Jeruzalemin

Lapsi.al 24 December 2017
Edhe Haredinaj me kunj. Ne do të votonim si Trump për Jeruzalemin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, për të votiar kundër Amerikës dhe njohjes së Jeruzalemit nga Donald Trump por nga ana tjetër 1deklaroi se vota e Kosovës do të ishte në një linjë me SHBA-të, nëse shteti i tij do yë ishte anëtar i OKB.

“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër. Si.për ta bërë më të fortë reagimin e tij ai evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës.

Reagimi i Haradinajt vjen menjeherë pas atij të presidentit Thaçi që gjithashtu kishte deklaruar një votë hipotetike pro Amerikës (lexo poshte). Nuk duhet harruar se vetë diplomatët amerikanë në dokumentat e zbuluar nga wikileaks theksonin me ironi se Thaçi është nga ata që bën për Amerikën më shumë sesa i'u kërkohet.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI