Flash

Lefter Koka fshikullon 4 këshilltarët e LSI-së që miratuan buxhetin e Vangjush Dakos në Durrës

Lapsi.al 23 December 2017
Lefter Koka fshikullon 4 këshilltarët e LSI-së që miratuan

Ish-ministri i Mjedisit dhe njëhkohësisht deputeti i Durrësit, Lefter Koka, ka reaguar pas votimit të buxhetit të vitit 2018 të Bashkisë Durrës, me votat e katër këshilltarëve të LSI-së, pasi PS nuk e kishte shumicën. Koka i përmend nominalisht emrat e këshilltarëve dhe thotë se me këtë votim ata i kanë bërë një shërbim të keq qytetit.

“Këtë detyrë morale ndaj qytetarëve sot nuk e përmbushën 4 nga anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skënder Korriku. Ju miqtë e mi i keni bërë sot një shërbim shumë të keq Durrësit dhe bashkëqytetarëve tuaj. Nuk ishte ky misioni ynë!’, thotë ndër të tjera Koka.

Katër këshilltarët e mësipërm të LSI-së thyen vendimin e grupit, që para mbledhjes kishte njoftuar kryetarin e Këshillit Bashkiak së nuk do të merrnin pjesë në seancën për miratimin e buxhetit të vitit 2018. Këtë buxhet, grupi i LSI-së e konsideron si ‘buxhet fasadë’.

Në letër grupi i këshilltarëve të LSI-së rendiste disa arsye përse s’do të merrte pjesë në mbledhje, por katër nga radhët e tyre nuk i rezistuan tundimit apo joshjes nga oferta që mund t’i këtë bërë Vangjush Dako. Kujtojmë që dy ditë më parë me vota të trafikuara nga LSI kaloi edhe buxheti i Bashkisë Tiranë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI