Flash

Festat e fundvitit, këto janë rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë

Lapsi.al 23 December 2017
Festat e fundvitit, këto janë rrugët ku kufizohet qarkullimi i

Për shkak të fluksit të shtuar dhe ngarkesës që krijohet në trafik me rastin e festave të fundviti do të ketë edhe kufizime.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrin që ndalon përkohësisht qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë brenda unazës së mesme dhe në disa segmente të tjera rrugore.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda do të bëhet nga data 22 dhjetor 2017 deri më 1 janar 2018, duke nisur nga ora 07.00-22.00.

Gjithashtu, për shkak të organizimit të aktiviteteve të ndryshme festive në këto ditë festash dhe rritjes së numrit të vizitorëve edhe nga qytete të tjera të vendit, Bashkia e Tiranës ka pezulluar të gjitha lejet për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, sipas urdhrit, deri në dt. 1 Janar.

Në zbatim të urdhrit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë do të ndalohet në këto segmente rrugore:

Rr. “Dritan Hoxha”;

Rr. “5 Maji”;

Rr. “Petro Nini Luarasi”;

Rr. “Sulejman Delvina”;

Rr. “Dëshmorët e 4 shkurtit”;

Rr. “Elbasanit”;

Rr. “Hoxha Tahsim”;

Rr. “Rruga e Dibrës”;

Rr. “Kristo Luarasi” (diga e liqenit);

Rr. “Don Bosko”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI