Flash

Editoriali i “Le monde” pro Shqipërisë dhe vendeve që turpëruan Trump-in

Lapsi.al 23 December 2017
Editoriali i “Le monde” pro Shqipërisë dhe vendeve që

Debatit që ka kapluar mbarë botën por që ka marrë tone të forta edhe në Shqipëri, atij nëse duhej votuar pro apo kundër vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, i ka kushtuar një editorial të fortë edhe e përditshmja franceze e referencës “Le Monde”. Në këtë votim Shqipëria u rendit mes 128 vendeve që votuan kundër Jerusalem Embassy Act duke u rreshtuar përkrah, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë që dënuan zhvendosjen e ambasadës Amerikane drejt qytetit të Jeruzalemit (akt që mund të ndodhi pas dy vjetësh).

Duke analizuar kërcënimet e ashpra financiare që Trump me gojën e tij dhe ambasadorja e ShBA-ve në OKB,Nikki Haley, bënë kundër shteteve që do të votonin kundër Le monde e fshikullon keqaz politikën e Trump. “Ky episod vë në dukje leximin problematik që presidenti amerikan ka për marëdhëniet ndërkombëtare. Ai duket sikur e redukton ndihmën e dhënë në kontrollin e detyrueshëm të një klientele (shtetesh), ndërkohë që kjo ndihmë është një politikë më e stërholluar e një soft poëer (pushteti të butë) që i shërbën interesave amerikane.

Por përpos kësaj llogjike prej biznesmeni të katapultuar në politikë, gazeta franceze nuk kursen aa fjalët: “fiasko”, “turpërim”, kënvështrim i ngushtë”, “përpjekje për të përdorur diplomacinë për interesa të brendëshmë” për politikën dritëshkurtër të presidentit amerikan.

Madje “le monde” nuk nguron të përdorë as ironinë për metodat frikësuese që përdori administrata amerikane.

“Frikësimi është një metodë si shumë të tjetra në diplomaci, por përdorimi i tij ka rregulla të sakta. Fillimisht është më mirë që ai të përdoret pasi janë shteruar mënyrat e tjera bindëse më pak agresive. E dyta duhet të bëhet atëherë kur sfida e justifikon atë dhe së treti vetëm në rastet kur ai mund të garantojë një fitore të sigurtë. Pasi nuk plotësuar asnjë nga këto etapa Shtetet e Bashkuara provuan në OKB një turpërim sa të fortë po aq dhe të panevojshëm” shkruan gazeta.

Pjesë e kësaj shuplake turpëruese u bë edhe vota e Shqipërisë e cila përkrah 127 shteteve të tjera i shpërfilli kërcënimet e Trump dhe të ambasadores Nikki Haley. Le monde thekson gjithashtu asnjëri nga vendet që janë përfituesit më të mëdhej të fondeve amerikane nuk votoi ashtu siç i kërkoi Trump.

©Lapsi.al

http://www.lemonde.fr/idees/article/2017/12/23/onu-trump-et-l-usage-hasardeux-de-la-menace_5233906_3232.html

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI