Flash

Atentati ndaj Çapjave, në Elbasan mbërrijnë forcat RENEA

Lapsi.al 23 December 2017
Atentati ndaj Çapjave, në Elbasan mbërrijnë forcat RENEA

Atentati i sotëm ndaj fisit Capja në Elbasan ka rikthyer frikën në qytet. Në mesditë kanë bërritur edhe forca të shumta të repartit RENEA, të cilat po ushtrojnë kontrolle nëpër në pikat kyçe të qytetit.

Policia thotë se atentatorët janë afruar tek rrugica në lagjen "Emin Matraxhiu" dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja. Por nuk ka raportime për të lënduar apo të plagosur. Sipas policisë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjetin tip ‘Bens ‘me targa të falasifikuara dhe i kanë vënë flakën në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’.

Shënjestra  e atentatit ka qene Ardian Çapja i cili ndodhej pranë banesës së tij. Ardian Çapja u dyshua për sulmin ndaj policisë në vitin 2016 dhe ka qenë edhe më herët objekt atentati. Më poshtë pamje nga automjeti i djegur.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI