Flash

Vjen falenderimi i Rexhep Taip Erdogan për votën kundër Amerikës në OKB

Lapsi.al 22 December 2017
Vjen falenderimi i Rexhep Taip Erdogan për votën kundër
Pas votimit të rezolutës anti-Trump në OKB, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan falenderoi të gjithë vendet që mbështetën nismën kundër vendimit të Donald Trump për të zhvendosur amnbasadën amerikane në Jeruzalem. Mes vendeve që bashkuan votën me nismën e Turqisë dhe Jemenit në OKB, ishte edhe Shqipëria. Në një status në rrjetet sociale, Erdogan shkruan: E mirëpresim me kënaqësi të madhe mbështetjen që morëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për rezolutën historike mbi Al-Quds Al-Sharif. Presim nga administrate e Trump të tërheqë pa vonesa të mëtejshme vendimin e papërshtatshëm, paligjshmëria e të cilit u qartësua nga OKB. Para votimit në OKB, ambasadorja amerikanë, Nikki Haley i dërgoi një letër të gjitha vendeve që nuk do ta mbështesnin rezolutën, ku përmendej mirënjohja për atë që kishte bërë populli amerikan për këto vende. Por duke qenë se Shqipëria zgjodhi të votojë kundër kërkesës së Shteteve të Bashkuara, në këtë rast i takon mirënjohja e Erdogan, të cilën presidenti turk e shprehu në një mesazh tjetër nga rrjetet sociale. “Në emrin tim dhe të popullit turk, theksoj mirënjohjen e të gjithë atyre që mbështëtën kauzën e Palestinës dhe Al-Quds Al-Sharif” shkruan Erdogan. Rezoluta e miratuar në OKB dënon vendimin e Donald Trump për ta zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem. Nga 193 vende që votuan, 65 nuk e mbështetën rezolutën qoftë duke votuar kundër, qoftë duke abstenuar. Shqipëria u rreshtua në anën e atyre që dënuan vendimin e Donald Trump. Vota kundër ishin 128 gjithsej.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI