Flash

Kryemadhi: Meta ka 4 ditë që nuk më flet pasi gjuajta Ramën me çizme

Lapsi.al 22 December 2017
Kryemadhi: Meta ka 4 ditë që nuk më flet pasi gjuajta Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Zonë e lirë” se bashkëshortit të saj Ilir Meta nuk i ka pëlqyer gjesti i goditjes së kryeministrit Edi Rama me çizme.

“Meta ka 4 ditë që nuk më flet pasi qëllova me këpucë Ramën. Më duket se është mërzitur pak me atë gjestin. Kam shkuar me vonesë në shtëpi dhe e kam gjetur në gjumë, ose bënte sikur flinte për të mos më folur. Më duket se më mban pak inat.

Edhe ai hipi mbi tavolina duke iu vërsulur Jozefinës? Ai kërkonte vetëm të vinte Berisha në parlament dhe nuk përdori dhunë. Ai nuk gjuajti me çizme” - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI