Flash

Zbardhen detaje nga marrëveshja për varret/ 129 pika ku do të bëhen gërmime të reja

Lapsi.al 21 December 2017
Zbardhen detaje nga marrëveshja për varret/ 129 pika ku do të

Ka përfunduar në Athinë takimi i komisioneve dypalëshe për varrezat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore.

Ka përfunduar në Athinë takimi i katërt i komisioneve dypalëshe për varrezat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore.

Burime brenda takimit i thanë Top Channel se bisedimet u zhvilluan me një klimë tepër pozitive, si rrjedhojë e vendimit të qeverisë “Rama” për varrezat e të rënëve grekë. Palët ranë dakord për rikonfigurimin e dy varrezave për të cilët janë marrë vesh më herët në vitin 2009, të Bularatit dhe Këlcyrës, të cilat do të kenë statusin e varrezës historike.

Ceremonitë përkujtimore do të zhvillohen në datën 28 tetor, me protokoll shtetëror. Nuk do të ketë një vend tjetër prehjeje përveç dy këtyre varrezave.

Tashmë janë evidentuar 129 pika në të cilën janë varrosur ushtarët grekë, ku më e madhja është Fusha e Dragotit, ku llogaritet se ndodhen më shumë se 1400 trupa të varrosur dhe ku do të nisin kërkimet. Gërmimet do të nisin në datën 22 janar 2018. Kampionë të ADN-së së eshtrave të gjetura do të krahasohen me të familjarëve për të përcaktuar identitetin, procedurë që do të aplikohet edhe për ushtarakët me numër identifikues.

Greqia llogarit se numri i ushtarëve të rënë në tokën shqiptare është nga 8000-9000. Por, nuk pritet që të zbulohen më shumë se 3000 mbetje mortore, për faktin se gjatë këtyre viteve janë zhdukur ose dëmtuar varret.

Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.

10 punonjës të Bashkisë Tepelenë do të punojnë në gërmim, ndërsa kostoja e punës për zhvarrosjen apo dezinfektimin e çdo trupi do të jetë 75 euro e që natyrisht do të paguhet nga qeveria greke./tch

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI