Flash

Ndëshkohen me 10 ditë përjashtim deputetët e opozitës, Bujar Çela i PS-së kërkon falje

Lapsi.al 21 December 2017
Ndëshkohen me 10 ditë përjashtim deputetët e opozitës,

Gjashtë deputetët e opozitës, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Bardh Spahia, Ervin Salianji, Endri Hasa dhe Indrit Brahimllari u dënuan me 10 ditë përjashtim nga parlamenti. Deputeti i PS-së, Bujar Çela u përjashtua me 5 ditë për shkak se goditi Kejdi Mehmetajn. Edhe kjo e fundit u dënua me vetëm 5 ditë përjashtim nga parlamenti. Në seancën e Byrosë, deputetët e opozitës thanë se kishin mbrojtur Kushtetutën me protestën e tyre, duke kujtuar tekstin e betimit. "Përparimi i Atdheut dhe mirëqenia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar”, është shprehur para Byrosë Kryemadhi, siç duket edhe në një video të filmuar në mbledhje.

Në protestën e të hënës në parlament ndodhën një sërë incidentesh, që nga rrëmbimi i kartave elektronike, ndezja e flakadanëve, përplasjet fizike dhe goditja me sende të forta. Në ankesën e Partisë Socialiste janë detajuar të gjitha veprimet që sipas socialistëve shkelën rregulloren e Kuvendit.

Veprimet e deputetëve të opozitës, sipas PS

Deputetja Monika Kryemadhi ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe punonjesve te sherbimit te seancave.

Deputetja Kryemadhi gjithashtu pervec; fjaleve ka goditur ne drejtim te Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave sende te forta: cizmet qe mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentacionin parlamentar i cili u shperndahet deputeteve per zhvillimin e seancave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise deputetja Monika Kryemadhi ka sulmuar fizikisht deputetin Ulsi Manja dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit kartat personale te deputeteve: Ervin Bushati , Em1onela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manja. Per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Em10nela Felaj nuk rnunden te matTin pjese ne procesin e votirnit dhe te ushtrojne detyren e tyre publike.

Deputeti Endrit Brahimllari ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat plenare te Kuvendit, gjithashtu i ka ofenduar me fjale fyese dhe aspak te hijshme per nje perfaqesues te popullit.

Deputeti Endrit Brahimllari ka hedhur shishe uji dhe mjete te tjera te forta qe ndodheshin ne tavolinat e deputeteve ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputetja Kejdi Mehmetaj ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ka sulmuar fizikisht dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit karten personale te votimit te deputetit Bujar Cela.

Deputeti Ervin Salijanji ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur flakadanet dhe i ka hedhur ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Ervin Salijanji ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit.

Deputeti Endri Hasa ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur dhe ka hedhur tre here flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Endri Hasa ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikës, t ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesisë brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare të Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka ka goditur dhe shtyre punonjësit e Gardes së Republikës, të ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadanë) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te drejtuesit te seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputeti Bardh Spahia ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve tc Kcshillit te Ministrave.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI