Flash

Dalin në shitje 8 biznese të sekuestruara nga Krimet e Rënda

Lapsi.al 21 December 2017
Dalin në shitje 8 biznese të sekuestruara nga Krimet e Rënda

Tetë biznese të sekuestruara nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë nxjerrë në shitje.

Vlera e këtyre bizneseve arrin në më shumë se 1.5 milionë dollar dhe janë nxjerrë në shitje nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, strukturë në varësi të Ministrisë së Financave.

Tetë bizneset në fjalë janë sekuestruar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendime, të cilat janë lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Mes tyre bie në sy një hotel 5 katësh thuajse i përfunduar në Ujin e Ftohtë në Vlorë, i cili është nxjerrë në shitje për një vlerë prej rreth 900 mijë eurosh.

Një tjetër biznes përbëhet nga dy objekte bashkë me një sipërfaqe të madhe trualli me vlerë prej rreth 100 mijë dollarësh. Pjesa tjetër e bizneseve të nxjerra në shitje janë kryesisht njësi tregtare.

Viti i shkuar ka shënuar një bum sekuestrimesh e konfiskimesh të pasurive të dyshuara si produkt i krimit të organizuar, veprave penale apo financuese të terrorizmit.

Në total, 66 pasuri të paluajtshme dhe 11 biznese të dyshuara si produkt i krimit të organizuar, veprave penale apo financuese të terrorizmit i janë kaluar Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë vitit 2016.

TV Scan ka zbardhur raportin zyrtar të kësaj Agjencie për vitin e shkuar, sipas së cilës vlera e 11 prej këtyre pasurive të paluajtshme arrin në rreth 2.6 milionë dollar. Paralelisht agjencia ka marrë nën administrim edhe 30 llogari bankare të sekuestruara.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI