Flash

Aleanca e fshehtë/ LSI i “dhuron” një votë tjetër Erion Veliajt

Lapsi.al 21 December 2017
Aleanca e fshehtë/ LSI i “dhuron” një votë

Kur sheh Monika Kryemadhin, që në nerva e sipër heq çizmet dhe ia lëshon Edi Ramës me sa fuqi ka, kupton se mes PS dhe LSI nuk flitet më për politikë, por për një urrejtje të verbër personale, nga e cila vështirë se ka kthim pas. Por mllefin e papërmbajtur që u pa në parlament, Monika Kryemadhi arrin ta mbajë nën kontroll kur vjen puna tek i zgjedhuri i socialistëve në Tiranë, Erjon Veliaj.

Urtë e butë, kryebashkiaku i Tiranës siguroi një votë tjetër nga Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë votimit të buxhetit për Tiranën. Pas Genta Mezinit, Agim Krajës dhe Naim Halilit, ishte radha e Bora Panajotit. Këshilltarja e LSI-së i dha mundësinë Veliajt të ketë plot 32 vota, ndërkohë që këshilltarët e tjerë të opozitës kishin bojkotuar. Me votën e LSI, Veliaj arriti të garantojë i sigurtë kuorumin dhe miratimin e buxhetit. Se ç’mënyrë përdor Veliaj për të vjelë vota nga LSI, nuk është e qartë, por vështirë të besohet se Panajoti u bind nga premtimet e të mirave që do të sjellë buxheti për qytetarët e Tiranës.

Gjasat janë që aleanca PS-LSI vazhdon me Erion Veliajn, edhe pse ai është zgjedhur nga koalicioni me partinë e Ilir Metës. Ajo që bie në sy është se për herë të tretë Veliajt i vijnë në ndihmë këshilltarët e LSI-së dhe këtë e bëjnë përmes “tradhtive”. Mund të ishte e papritur “tradhtia” e Genta Mezinit dhe Agim Krajës disa muaj më parë për rritjen e çmimit të ujit (Monika Kryemadhi tha se ishte me pushime në Jalë). Mund të ishte e papritur “tradhtia” e Naim Halilit, për investimin e 2.5 milion eurove të mbjelljes së pishave të buta. Por a mund të ishte e papritur edhe “tradhtia” e Bora Panajotit në votimin e buxhetit këtë të enjte?

Gjithsesi rastin e fundit, në selinë e LSI-së e kanë marrë me qetësi, njësoj siç i këshillonte dikur ish kryetari. Në zhurmën e fortë që shkakton përplasja me Ramën, flirti me Veliajn duket një lojë e vogël. Por mënyra sesi LSI ka zgjedhur të ndihmojë kryebashkiakun, me anë të tradhtive të vazhdueshme të këshilltarëve bashkiakë dëmton në radhë të parë lidershipin e Monika Kryemadhit. Sepse këshilltarët bashkiakë nuk janë si çizmet që i gjuajti Ramës. Ata kur i hedh njëherë, nuk vishen më.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI