Flash

Luan Rama: Arta Marku nuk është zgjedhur kryeprokuror i përkohshëm, nuk ekziston në Kushtetutë

Lapsi.al 20 December 2017
Luan Rama: Arta Marku nuk është zgjedhur kryeprokuror i

Në një sqarim në profilin e tij në Facebook, numri dy i LSI-së, Luan Rama ka sqaruar se ligji nuk parashikon kryeprokuror të përkohshëm, por një prokuror zëvendësues.

Ky sqarim vlen sipas tij edhe për kryeministrin e vendit dhe të gjithë ata që  ia janë referuar Arta Markut si prokurore e përkohshme.

“Një sqarim për Kryeministrin dhe të gjithë ata që flasin pa e njohur ligjin:

Zonja Arta Marku nuk ështē zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme! Sepse as në Kushtetutë e as në ligj nuk ekziston një emërtesë e tillë! Nuk ekziston funksioni Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm! Ja çfarë thotë ligji 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, në nenin 109, pika 2 që është një dispozitë kalimtare:

“Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”. Pra është vetëm një prokuror zëvendësues dhe JO PROKUROR I PERGJITHSHEM I PERKOHSHEM! Ndryshimi nuk është formal, por thelbësor! Sepse Kuvendi nuk ka tagër kushtetues të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, kompetencë që vetë Kuvendi me ligj ia ka dhënë Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Sot Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, por ka vetëm nje prokurore zëvendësuese që në kundërshtim me Kushtetutën është caktuar të kryeje funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm!” – shkruan Luan Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI