Flash

Ermonela Felajn ndoshta s'do ta shihni më kurrë në 'Opinion'

Lapsi.al 20 December 2017
Ermonela Felajn ndoshta s'do ta shihni më kurrë në

Ish-ministren dhe deputeten Ermonela Felaj ndoshta s'keni për ta parë më kurrë në emisionin 'Opinion'. Një natë më parë teksa ishte e ftuar në këtë emision ku po diskutohej për zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku, Ermonela Felaj është kapur nga kamera duke komunikuar me bashkëshortin e saj në WhatsApp. Nga ajo që duket në foton që sjell GSH,  Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledi, shajnë gazetarin Blendi Fevziun.

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ku

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se febziu ka qen negativ prandaj mderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jet se edhe muci me duket pak si kot

Ermonela Felaj: po po ( bashkëbisedimi mes Felaj dhe bashkëshortit është zbardhur siç ata shkruajnë në WhatsApp, me gjithë gabimet drejtshkrimore)

Komunikimi mes tyre më pas nuk duket. Vlen të kujtojmë se Bledar Velikaj, bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj ka qenë kohë më parë i përfshirë në një konflikt me ish-presidentin Bujar Nishani. Ky i fundit në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor Kukës.

Të këshilluara

Gjykata lë në burg Albin Kurtin

Gjykata ka lënë sërish në paraburgim Albin Kurtin dhe Donika Kadaj Bujupin, ndonëse ata kërkuan një masë tjetër sigurie. Deputetët  e Lëvizjes Vetëvendosje janë...

16:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI