Flash

Deputetja e LSI-së bëri përgjegjës edhe LU-në për dhunën, reagon ambasada amerikane

Lapsi.al 20 December 2017
Deputetja e LSI-së bëri përgjegjës edhe LU-në për

Ambasada amerikane në Tiranë thotë se e ka marrë letrën e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj dërguar një ditë më parë në lidhje me dhunën në Kuvend që u pasua me një deklaratë nga ambasada.

Në përgjigjen për Ora News, zëdhënësi i kësaj ambasade Ryan Roberts konfirmoi se ambasadori Lu e ka marrë letrën e saj dhe ka biseduar me deputeten, duke rishprehur edhe një herë qëndrimin se ambasada dënon dhunën pavarësisht nga vjen.

"Ambasadori Lu e mori dhe e lexoi letrën e Znj. Mehmetaj. Po ashtu pati mundësinë të bisedonte me Znj. Mehmetaj dhe të shihte pamjet të cilave ajo i referohet në letrën e saj. Ritheksojmë se Ambasada e SHBA dënon me forcë dhunën që ndodhi gjatë protestave. Theksojmë se dhuna, pavarësisht nga vjen, nuk ka vend në demokraci", thuhet në reagim.

Të këshilluara

Tiranë, vdes një grua brenda në autobus

Një grua ka humbur jetën brena autobusit të linjës 'Tirana e Re' në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00. Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë shk...

17:06

Gjykata lë në burg Albin Kurtin

Gjykata ka lënë sërish në paraburgim Albin Kurtin dhe Donika Kadaj Bujupin, ndonëse ata kërkuan një masë tjetër sigurie. Deputetët  e Lëvizjes Vetëvendosje janë...

16:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI