Flash

“Hilja” e Berishës me propozimin për djegien e mandateve

Lapsi.al 19 December 2017
“Hilja” e Berishës me propozimin për djegien e mandateve

Dje duke dalë nga parlamenti Sali Berisha bëri një propozim të çuditshëm. Ai u tha gazetarëve, se pas skandalit që ndodhi në sallën e kuvendit, PD duhet të shikonte mundësinë për të djegur mandatet e deputetëve të saj, pasi Rama me anë të gardistëve dhe në kundërshtim me rregulloren, urdhëroi që ish kryeministrit t’i pritej fjala. Madje për ta theksuar sa më shumë idenë e tij, Berisha përdori termin “asgjwsim” për mandatet e opozitës.

Po pse propozimi i liderit historik ngjan i çuditshëm?

Në radhë të parë, sepse vetë Berisha asnjëherë nuk e ka përkrahur këtë rrugë. Madje edhe përgjatë çadrës, kur Lulzim Basha sokollinte se PD nuk do të hynte në zgjedhje, doktori bënte tolerantin duke pohuar se PD është një parti parlamentare, që nuk mund të qëndrojë e papërfaqësuar.

Propozimi i Berishës është i habitshëm edhe për një arsye tjetër. Po të shikohet me vëmendje diskutimi i tij para gazetarëve, vërehet se ai, opsionin e “asgjesimit të mandateve” nuk e përligji me çështjen madhore për të cilën PD po luftonte të hënën, pra për zgjedhjen antikushtetuese të kryeprokurorit, por për një gjë shumë më anësore sesa kjo: për ndalimin për të folur në tribunën e kuvendit.

Pikërish këto dy fakte, të çojnë në hipotezën se mos ndoshta Sali Berisha ka pasur diçka tjetër në mendje. Mos ndoshta ai e ka parë opsionin e djegies së mandateve si rrugën e vetme për të ribashkuar PD-në? Vetëm kështu, duke zhbërë padrejtësinë e majit të kaluar, selia blu mund të kishte mundësi të afronte të larguarit, duke i rivënë të gjithë edhe njëherë në start të barabartë.

Ndryshe nga Basha, ish kryetari e di mirë, (përvojat e pafundme elektorale ia kanë mësuar) se e djathta nuk ka asnjë mundësi reale për të fituar pa qenë e bashkuar. Dhe duke i shtuar kësaj faktin se kundër pushtetit të pamatë të Ramës (të përforcuar tashmë edhe me ShISh dhe kryeprokuroren) vetëm një front opozitar mund të ketë shanse të konkurojë denjësisht, nuk është që prapa ftesës për djegien e mandateve të jetë fshehur edhe ky qëllim.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI