Flash

Ekskluzive/ Dokumenti që kompromenton kryeprokuroren e sapozgjedhur

Lapsi.al 18 December 2017
Ekskluzive/ Dokumenti që kompromenton kryeprokuroren e sapozgjedhur

Arta Marku e zgjedhur sot në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me 69 vota të Partisë Socialiste rezulton e kallëzuar penalisht në korrik të vitit 2008. Lapsi.al dispozon dokumentin që e fakton këtë gjë. Prokurorja e Shkodrës akuzohet për tre vepra penale pas një inspektimi të bërë nga Ministria e Drejtësisë e cila asokohe drejtohej nga Enkelejd Alibeaj. Arta Marku ka lënë padrejtësisht në burg për 2 muaj dhe 13 ditë shtetasin Arben Ndoja.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë ajo ka konsumuar këto vepra penale. ‘Heqje e padrejtë e lirisë’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Kryerja e veprimeve arbitrare ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve’.

Sipas Kodit Penal, për këto vepra dënimi është si më poshtë:

Dënim me gjobë deri në një vit burg për ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.

Buurgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqindmijë deri në një milion lekë për ‘Shpërdorim detyre’

Gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet për “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve”.

Arta Marku do të mbahet mend si kryeprokurorja e zgjedhur mes tymit dhe flakës në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme deputetët e opozitës hodhën tymuese në sallë dhe sende të tjera kundër Kryeministrit. Opozita thotë se Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë dhe të mbyllë dosjet korrupsionit.

Ndërkohë pavarësisht këtyre akuzave, ndërkombëtarët janë reshtuar pro qeverisë. Pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të organit të akuzës, ambasada e SHBA bëri një deklaratë ku dënoi aktet e dhunës, si dhe shfrytëzoi sërish rastin për të sulmuar Adriatik Llallën, të cilin e cilësoi si kryeprokurori që hezitoi të hetonte politikanët.

Arta Marku u përfol që prej momentit të parë që kandidoi si e zgjedhura e Ramës. Ajo është nxitur dhe mbështetur për kandidimin prej Ulsi Manjës, kreu i komisionit të ligjëve dhe zyrtarë të tjerë të mazhorancës.

Shihni më poshtë dokumentin që fakton kallëzimin penal të bërë ndaj Arta Markut gati 10 vjet më parë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI