Flash

Ekzekutohet para shtëpisë vëllai i Arben Ndokës

Lapsi.al 9 December 2017
Ekzekutohet para shtëpisë vëllai i Arben Ndokës

Lezha u trondit sot nga një atentat mafioz i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Vëllai i ish deputetit socialist, Arben Ndoka, u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij.

Sipas policisë ekzekutimi i Aleksandër Ndokës ndodhi në orën 04:25 në lagjen "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës. Trupin e pajetë në makinën e tij e gjetën familjarët. Grupi hetimor ka nisur të mbledhë informacione nga banorët e zonës. Të dhënat paraprake thonë se ata nuk kanë dëgjuar krisma. Mënyra e ekzekutimit të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me një ekzekutim tipik të tipit mafioz.

Sidoqoftë hetimet vazhdojnë. Prokuroria është fokusuar në disa pista. Ndoka ka qenë në Prokurori për t'u pyetur, çka do të thotë se e ka pasur një çështje të hapur. Policia ndërkohë ka ngritur postblloqe në pikat kryesore të qytetit dhe zonës përreth, si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth.

Forcat speciale janë vendosur në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit, si dhe po ushtrojnë kontrolle. Trupi i pajetë i pajetë i Aleksandër Ndokës u gjet në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. Ai është qëlluar përpara derës së shtëpisë së tij. 48-vjeçari ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës, ndërsa vëllai Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit dy vjet më parë për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Për të u zbulua e shkuara kriminale.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI