Flash

Zbulohet dokumenti/ Rama e dinte për drogën e Tahirit (video)

Lapsi.al 7 December 2017
Zbulohet dokumenti/ Rama e dinte për drogën e Tahirit (video)

Plot 127 emra punonjesish policie të implikuar me drogën. Informacione të panumurta për më shumë se një vit me radhë. Për të gjitha këro kryeministri Rama ka qenë i informuar dhe nuk ka bërë asgjë për ta ndaluar këtë epidemi. Kjo vërtetohet nga një dokument i botuar sot nga italiani Karlo Alberto Rosi në median online Exit.al. Exit pretendon se ka siguruar një dokument me 21 faqe që përmban një listë me të dhënat e 61 shkresave informuese zyrtare, përfshi datën, numrin e protokolllit dhe lëndën përkatëse të çdo shkrese, e cila në të gjitha rastet është përshirje e punonjësve të policisë në kultivimin e kanabisit ose tregtimine drogës. Të gjitha këto dokumente datojnë mes marsit 2016 dhe marsit 2017 dhe ato i janë dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, dhe Shërbimit për Çëshjet e Brendëshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendëshme—të referuara në listë me inicialet e tyre, përkatësisht PKR, DPSH dhe SHBÇA(dokumenti poshte).

Çdo shkresë përmban një apo disa emra dhe të dhënat përkatëse personale të punonjësve të policisë, të cilët hartuesit e saj i akuzojnë për përfshirje në kultivimin dhe trafikun e drogës, si dhe njësinë policore dhe postin që ata kanë në momentin e dërgimit të shkresës -thuhet në raportim.

Aty pretendohet se sipas të gjitha gjasave këto dokumente janë ato që ka përgjuar ShISh dhe që më pas i dërgoheshin institucioneve të linjës. Por dihet gjithashtu se shërbimi inteligjent e ka me ligj që të informojë edhe kryeministrin. Pra Edi Rama i ka pasur në zyrën e tij denoncimet për mbi 100 punonjës dhe oficerë policie që bashkepunonin me trafikantët. Në listën e zbuluar gjenden edhe emrat e policeve të Vlorës të shpallur në kërkim se bashkëpunonin me Habilajt. "Kjo do të thotë se të paktën që nga prill i vitit 2016, Kryeministri Edi Rama ka marrë një sërë informacionesh nga SHISH të cilat tregojnë përfshirjen e thellë të punonjësve të policisë dhe të Ministrisë së Brendëshme në sistemin e prodhimit dhe trafikimit të drogës" është konkluzioni i Exit duke kujtuar se kjo ishte dhe koha kur si Rama dhe Tahiri mohonin ekzistencën e hashashit në vend duke u tallur me opozitën si makineri balte dhe gazetat si media kazani.

©Lapsi.al

[embed]http://www.dailymotion.com/video/x68a1at[/embed]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI