Flash

PS kërkon hetim penal për paratë Lulzim Bashës në parajsat fiskale

Lapsi.al 30 November 2017
PS kërkon hetim penal për paratë Lulzim Bashës në

Në seancën e sotme parlamentare kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shpalli vendimin e partisë së tij për të kërkuar hapjen e çështjes penale për Lulzim Bashën. Shkak për këtë u bë një investigim i BIRN që vërtetonte se PD ka paguar afto 1 milionë USD për lobing në ShBA pa i deklaruar ato pranë autoriteteve shqiptare dhe pranë KQZ siç e kërkon ligji për financimin e partive në zgjedhje. Ball aka bërë të habiturin për mosrreagimin e prokurorisë për këtë aferë dhe ka thënë se nëse organi i hetimit qëndron pasiv deri të hënën, kjo do të jetë  dita kur socialistët do të kërkojnë vetë hapjen e hetimit kundër tij.

Menjëherë pas Ballës që e akuzojë se kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale kanë bërë pagesa në favor të PD-së, Lulzim Basha u kundërpërgjigj duke thënë: “Mo sprit deri të hënën, bëje që sot kallzimin. Financimi i PD është i pastër si drita e diellit. Drejtojuni edhe FBI po të doni, që të hetojë”.

Por përshtypje në këtë replikë bëri fakti se migjithëse u mor personalisht me Ballën, megjithëse e konsideroi këtë “scoop” si një tentativë për të hequr vëmendjen nga skandali Tahiri, Basha nuk dha përgjigje për faktet dhe dokumentat e servirura nga BIRN (shiko shkrimin poshtë). Ai ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim se ku i ka gjetur partia e tij qindra mijra USD për shkrime në shtypin e përtej Atlantikut, takime me zyrtarë të lartë të administratës Trump dhe foton parazgjedhore me presidentin e ShBA.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar. Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit, ...

15:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI