Flash

Lufta për kanabisin, grekët: Janë rrjetet e drogës të lidhur me Saimir Tahirin!

Lapsi.al 28 November 2017
Lufta për kanabisin, grekët: Janë rrjetet e drogës të

Kapja e disa italianëve mes trafikantëve që çonin kanabis në Greqi, tregoi se destinacioni final mbetet Italia, por kontakti me grekët është bërë i nevojshëm pas goditjeve që i dha bandave Guardia di Finanza. Sipas autoriteteve greke trafikantët janë po të njëjtët që trafikonin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë, madje janë të njëjtët që mbanin lidhje me njerëz të Saimir Tahirit, por që sot kanë ndryshuar itinerar. Ekathimerini i referohet autoriteteve greke kur flet për lidhjet e trafikantëve që plagosën dy oficerë greke në ndjekjen e gomones me kanabis.

"Autoritetet thanë se të dyshuarit kanë lidhje me rrjete të trafikut të drogës, që prokuroria shqiptare një muaj më parë i akuzoi për lidhje me ish Ministrin e Brendshëm.

Për më tepër, një burim i tha Kathimerinit se të njëjtat rrjete të trafikut qëndrojnë pas dy tentativave- në Prill dhe Shtator- për të trafikuar sasi të mëdha të hashashit nga Shqipëria në Itali" shkruan media greke.

11 trafikantë të drogës u arrestuan të shtunën pas një aksioni dramatik në mes të detit, ku u përdorën snajperët dhe helikopterët shkruan Ekathimerini. 1.6 ton kanabis u kapën në zonën mes ishujve Xia dhe Makronisos.

Dy oficerë policie u plagosën nga plumbat që vinin nga gomonia e trafikantëve të drogës. Tre personat në skaf, dy shqiptarë dhe një italian ranë në pranga, ndërsa tetë të tjerë- një italian, katër shqiptarë, dy grekë dhe një bullgar u arrestuan në fundjavë.

Mes të arrestuarve është edhe një biznesmen 63 vjeçar grek, pronar i një restoranti të njohur në Mikonos. Ka qenë ai që vuri në dispozicion të trafikantëve tre skafe të shpejtë për transportin e drogës.

https://www.youtube.com/watch?v=-d4jkcUWNs0&feature=youtu.be

Të këshilluara

Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar. Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit, ...

15:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI