Flash

Atentati i paralajmëruar, fijet që lidhin Ines Hajrullën me dy vrasje të tjera

Lapsi.al 28 November 2017
Atentati i paralajmëruar, fijet që lidhin Ines Hajrullën me dy

Atentati me tritol që tronditi Vlorën tre ditë më parë është një ngjarje e paralajmëruar. Nëse rikthehesh pas në kohë tek disa ngjarje të tjera kriminale, zbulon fijet që lidhin 25-vjeçarin Ines Hajrulla me viktimat e atyre ngjarjeve. Lapsi.al mëson se në muajin korrik të këtij viti, Ines Hajrullës iu vra në Lungomare kushëriri i tij. Është fjala për Renato Omerin, i cili u qëllua me pistoletë para një lokali teksa po lëvizte me biçikletë. 37-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Autori i krimit u largua drejt Ujit të Ftohtë, i ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Ngjarja nuk është zbardhur ende.

Dy vjet më parë në Durrës në një tjetër atentat mafioz mbetën të vrarë dy persona; Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj. Ky i fundit ishte nga Vlora dhe sërish kushëriri i Ines Hajrullës. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se makina u qëllua në lëvizje me breshëri armësh. Shkaqet e atentatit mbetën të panjohura. Duket se edhe atentati i Vlorës me tritol ndaj Ines Hajrullës ka lidhje me dy ngjarjet e mëparshme kriminale, ku mbetën të vrarë kushërinjtë e tij, Renato Omeri dhe Endri Caushaj.

Ndonëse hetimet nuk kanë përfunduar ende, dyshimet janë se kemi të bëjmë me të njëjtën dorë në të tre atentatet. Atentati me 300 gramë tritol e la të gjymtuar 25-vjeçarin Ines Hajrulla, ndonëse synimi ishte që ai të eleminohej fizikisht. I riu biznesmen dhe me precedentë të mëparshëm penalë,  ka humbur të dy këmbët dhe ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani policia s’ka asnjë të arrestuar për atentatin mafioz.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar. Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit, ...

15:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI