Flash

Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Lapsi.al 26 November 2017
Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar.

Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit, Shpend Ahmeti ka marrë 42,262 vota ndërsa Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 41,897 vota. 365 vota bënë diferencën.

Fitorja e Shpend Ahmetit në garën për kryetar të Prishtinës vjen pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.

Në raundin e parë, pa i numëruar votat me kusht dhe postë, Ahmeti kishte 41 mijë 401 vota, ndërsa Abrashi 41 mijë e 164.

Shpend Ahmeti fitoi për herë të parë garën për kryetar të Komunës së Prishtinës në vitin 2013, kur përballë kishte Isa Mustafën e LDK-së. Për 15 vite rresht LDK fitonte zgjedhjet në Prishtinë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI