Flash

Del dokumenti/ Bashkëshorti i deputetes Gjebrea fshehu dënimin për mashtrim

Lapsi.al 25 November 2017
Del dokumenti/ Bashkëshorti i deputetes Gjebrea fshehu dënimin

Një tjetër skandal vë në qendër të vëmendjes Elona Gjebrean, ish-zv.ministrja e Brendshme dhe kryesuesja e listës së deputetëve socialistë për Tiranën. Emri i saj u vu në fokus pasi u zbulua se ajo është pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen “Tahiri”. Gjebrea ka dhënë shpjegime për një udhëtim në Greqi me ish-shefin e saj Saimir Tahiri me të cilin është kthyer një javë më pas me makinën Audi që përdorej nga Habilajt.

E pyetur për këtë çështje ajo iu hakërrye gazetarëve duke i akuzuar se “po bëjnë lojën e kazanit” pa dhënë përgjigje për çështjen. Por portali opinion.al ka zbuluar një tjetër fakt të rëndë për zonjën Gjerbera. Bëhet fjalë për bashkëshortin e saj, Arian Hoxha, i cili dyshohet të ketë fshehur një dënim për falsifikim dokumentash gjatë kohës që punonte në ministrinë e Energjitikës si këshilltar i ministrit. Sipas dokumenteve të publikuara nga opinion.al ai ka qenë i dënuar me 8 muaj e 25 ditë burg për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Ky dënim nuk figuron në formularin e tij të vetëdeklarimit.

Sipas të njëjtave burime dosja e tij i është përcjellë më tej Prokurorisë së Tiranës. 2 vitet e fundit, bashkëshorti i deputetes Gjebrea punon për një projekt shumëmilionësh të Bankës Botërore me OSSHE./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI