Flash

VIDEO/ Skënderbeu fiton ndaj Dinamos së Kievit, por eliminohet nga Europa League

Lapsi.al 23 November 2017
VIDEO/ Skënderbeu fiton ndaj Dinamos së Kievit, por eliminohet nga

Skënderbeu ka bërë një ndeshje fantastike ndaj Dinamos së Kievit në një stadium të boshatisur në Elbasan Arena. Korçarët pësuan një gol të shpejtë, por shënuan 3 herë në portën e ukrainasve duke e përmbysur rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Në minutën e 16-të Shigankov kaloi në avantazh Dinamon pas një aksioni model në krahun e majtë. Një minutë më pas Skënderbeu barazoi rezultatin me Sabjen Lilaj. Korçari lëshoi një predhë nga 25 metra. Topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 52-të Xhejms Adenij kaloi në avantazh korçarët, pas asistit me kokë të Souesë. Vetëm disa metra larg vijës fatale, nigeriani e ka shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. 4 minuta më pas në të 56-tën ishte fantastik Ali Soue, i cili pasi mori një pasim nga Gavazaj, i vetëm me portierin, e shmangu këtë të fundit duke çuar topin në rrjetë.

Në minutën e 91-të një gabim në mbrojtjen e Skënderbeut i dha mundësine Rusyn të gjejë rrugën e rrjetës, duke ngushtuar diferencën, në 3-2. Edhe në sekondat e fundit korçarët shpëtuan mrekullisht pa pësuar golin e barazimit.

Për fat të keq Skënderbeu u eliminua nga Europa League edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur në grupe. Kjo për shkak të fitores 2-1 në Beograd të Partizanit ndaj Young Boys. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI