Flash

Arratisja e shefave të kanabisit/ Si i zhgënjeu Fatmir Xhafaj partnerët italianë

Lapsi.al 23 November 2017
Arratisja e shefave të kanabisit/ Si i zhgënjeu Fatmir Xhafaj

Dosja e ish shefave të policisë që punuan me Saimir Tahirin, të dyshuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës erdhi nga Italia. Lapsi.al njoftoi pak kohë më parë, se gjatë vizitës në Tiranë, Marko Miniti, Ministër i Brendshëm i Italisë solli një dosje të detajuar për emra të zyrtarëve të lartë të përfshirë në trafikun e drogës. Në dosje janë përgjimet, vendet dhe komunikimi kur shefat e policisë kishin bashkëpunuar me trafikantët e drogës.

Dosja “e kopsitur” nga Antimafia italiane ishte produkt i një pune disa-vjeçare, pasojë e shqetësimit në rritje për tonelatat e me kanabis, që vitin e kaluar thyen çdo rekord. Lapsi.al publikoi i pari ekzistencën e kësaj dosjeje, që Marko Miniti la në tryezën e Fatmir Xhafajt. Me shpresën se Fatmir Xhafajt nuk i mungonte vullneti për t’i arrestuar ish shefat e kanabisit, Marko Miniti zbuloi para tij të gjithë punën gjurmuese të italianëve kundër trafikantëve të drogës dhe lidhjet e tyre në policinë shqiptare. Takimi Xhafaj-Miniti u zhvillua me dyer të mbyllura dhe dy ministrat qëndruan vetëm për vetëm, në shqyrtim të listës me emra, që sollën italianët.

Miniti nuk pranoi në takim askënd tjetër veç Xhafës, për shkak të informacioneve delikate që kishin të bënin me zinxhirin drejtues të policisë.

Edhe në mesazhin që dha para policëve shqiptarë, Marko Miniti kërkoi goditjen e “të paprekshmëve”, duke iu referuar shefave të mëdhenj të policisë. Ditën që Miniti, erdhi në Tiranë, Edi Rama fluturoi për në Marok për një aktivitet fare të parëndësishëm.

Kaluan 3 javë nga vizita e Marko Minitit në Tiranë  dhe policia nuk bëri asnjë lëvizje. Qartësisht, partnerët italianë kanë pasur pritshmëri të larta ndaj Fatmir Xhafajt. Por paralizimi i policisë, dekonspirimi i aksionit dhe arratisja e ish shefave të kanabisit hedhin hije dyshimi se informacionet sekrete të italianëve u dekonspiruan përmes niveleve më të larta.

Madje edhe ditën kur Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-arrestet, policia lëvizi ngadalë, duke i dhënë kohë ish shefave të policisë të fshihen dhe të largohen në drejtim të paditur.

Lapsi.al mësoi se lista e emrave që la Marko Miniti në tryezën e Fatmir Xhafajt është më e gjatë se kaq. Bashkëpuntorë të tjerë të Saimir Tahirit në polici, ish drejtues në qytete të mëdha të Shqipërisë, pritet të shpallen në kërkim, gjithmonë në bazë të provave që kanë sjellë italianët. Në pak ditë do të kuptojmë, nëse këta janë ende në shtëpitë e tyre, apo edhe kësaj radhe e kanë marrë mesazhin e koduar “Bravo çuna!”.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI