Flash

'Patentat i ka harruar shoferi i Tahirit', zbardhet përgjimi mes Sotës dhe shoferit

Lapsi.al 20 November 2017
'Patentat i ka harruar shoferi i Tahirit', zbardhet përgjimi mes

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Sota në Elbasan janë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokuroria shprehet është shprehur për këtë rast se “Kemi dyshime se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit. Dyshohet se lekët janë të Saimir Tahirit të fituara nga aktivitetet kriminale.”

Nga ana tjetër, sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”.

Ndërsa Almeta është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka” (shoferi i Tahirit). Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë.

Caka mësohet se i thotë Almetës “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”. Ndërkohë që avokati mbrotjës i Sotës, Fatmir Braka u shpreh se “Paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum, kemi edhe prova. Lefter Sota ka folur me telefon me pronarin dhe administratorin e Kurum, do të blihej 10 mijë ton hekur”.

Për këto përgjime avokati pretendon se patentat ishin harruar prej muajsh dhe në përgjimet ambjentale vetë Sotaj ishte habitur për patentat.

Avokati thotë se 863 mijë eurot ishin tërhequr prej shumë kohësh nga banka dhe do t’i paguheshin kompanisë Kurum për blerjen e një sasie të madhe hekuri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI