Flash

Top Channel: "Arratiset" në gjermani Saimir Tahiri! Mazhoranca del bllof

Lapsi.al 17 November 2017
Top Channel: "Arratiset" në gjermani Saimir Tahiri! Mazhoranca

Dyshimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se ish-ministri i Brendshëm, mund të largohet jashtë shtetit, duket se po faktohen. Saimir Tahiri ndonëse është nën hetim nga Prokuroria për trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë, vend anëtar i zonës Shengen.

Lajmin e bën të ditur Top Channel, duke iu referuar burimeve konfidenciale. Top Channel thotë se arsyet e udhëtimit drejt Gjermanisë janë familjare. 

Tahiri ka shkuar në Gjermani për të vizituar një nga prindërit i shtruar në një klinikë të këtij vendi. Sipas asaj që shkruan BW, Tahiri duhet të kthehet ditën e shtunë sërish nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Burime të lapsi.al në prokurori thanë se Tahiri nuk ka asnjë ndalesë për të dalë jashtë vendit. Ai po hetohet në gjendje të lirë për lidhjet e tij të mundshme me grupin e Habilajve. Ndaj ish-ministrit të brendshëm nuk ka asnjë masë ndaluese dhe ndryshe nga sa u raportua në fillim nuk është vendosur bllokimi i pasaportës së tij.

Ketu qëndron dhe problemi. Kur u kërkua heqja e imunitetit dhe burgosja e Tahirit socialistët deklaruan më shumë se një herë se ata nuk do ta lejonin vënien e prangave kundër ish ministrit, por ama do t'i kufizonin atij cdo lloj lirie tjetër, madje edhe atë të sekuestrimit të pashaportave për të mos dalë jashtë shtetit. Në ato ditë debati të zjarrtë, kur prokuroria kërkonte burgosjen e ish ministrit duke servirur si një nga opsionet arratisjen e tij, anatarët e mazhorancës thanë se parlamentii do të merrte vendim për t'ia pamundësuar këtë. Vetë Rama më se dy herë ( sic duket  poshte në videot e publikuara nga lapsi.al) deklaroi me gojën plot se Tahirit do t'i hiqej mundesia të kishte pashaportë dhe të kalonte kufirin. Dhe me pas konfirmoi tek Arian cani se kjo gje kishte ndodhur (video e pare) 

Largimi i tij këtë fundjavë, cilatdo qofshin arsyet i nxjerr bllof gënjeshtrat e shumicës që e mbrojti atë.

 Udhëtimi i Tahirit jashtë Shqipërisë vjen në një kohë kur ai ka heshtur gjatë për gjetjen e patentave të tij në makinën e Orest Sotës, si dhe për akuzat që i ka ngritur Prokuroria si i implikuar në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Ndërkohë për lëvizjen e Saimir Tahirit drejt Gjermanisë nuk është në dijeni as avokati i tij Maks Haxhia.

©Lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x69q2xr

http://www.dailymotion.com/video/x69qdku

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI