Flash

60 nxënës të helmuar nga gazi në Bulqizë, Rama inaguron një shkollë, Nikolla sulmon Bashën

Lapsi.al 17 November 2017
60 nxënës të helmuar nga gazi në Bulqizë, Rama inaguron

Montimi gabim i sistemit të ngrohjes në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë ka rezultuar fatal për 120 nxënës. 60 janë helmuar, 34 prej të cilëve marrin pjekim në spitalin e Peshkopisë, 27 në spitalin e Bulqizës dhe një tjetër është transportuar me helikopter në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Fatmirësisht nxënësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndonëse 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Helmimi i tyre ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave nga sistemi i ngrohjes me pellet, i vendosur pas rikonstruksionit të shkollës.

Por sistemi ngrohës ishte montuar gabim. Të paktën kështu thonë ekspertët që po hetojnë ngjarjen. Tymi dhe gazi i dioksidit të karbonit është përhapur në shkollë me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e nxënësve. Për ngjarjen e rëndë reagoi disa orë me vonesë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ajo tha se kjo ngjarje është një mundësi për Bashën për të hedhur akuza ndaj qeverisë.

Duke u shprehur se fëmijët po marrin shërbimin e duhur, Ministrja e Arsimit i kujton Bashës tragjedinë e Gërdecit. Nikolla predikon sjelljen korrekte të politikës në të tilla raste dhe kujton se si shefi i saj në qeveri i rrihte shpatullat Berishës në spital kur shpërtheu Gërdeci. Ministrja gjeti mjaftueshëm hapësirë në këtë reagim për ngjarjen e rëndë, për të kujtuar akuzat që mbajti Edi Rama se mbi shpatullat e tij për atë gjest me Berishën.

Ky rast hedh dyshime për cilësinë e keqe të punimeve në shkolla nga firmat që fitojnë tenderat për rikonstruksionin e tyre.

Ndërkohë zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama shpërndau për mediat pamjet nga inagurimi i një shkolle në Roskovec, ku mori pjesë vetë kreu i qeverisë. Ky i fundit s'ka bërë asnjë reagim për ngjarjen në Bulqizë, por 'mburret' me inagurimin e një shkolle të re.

 

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI