Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Investigimi/ Nga burojnë dhe si kamuflohen paratë e Vangjush Dakos

Lapsi.al 14 November 2017
Investigimi/ Nga burojnë dhe si kamuflohen paratë e Vangjush Dakos

Lajmi i para pak ditëve se ambasada e SHBA i kishte refuzuar vizën turistike kryebashkiakut të Durrësit dhe familjarëve të tij, e riktheu në vëmendje të mediave njërin prej miqve më të ngushtë të Edi Ramës. I përfolur për lidhje të ngushta me kryeministrin, i etiketuar nga disa si furrnizuesi i tij dhe nga të tjerë si gastori i tij, Gjushi është rikthyer përsëri në vëmendje të publikut.

Pas, skandalit të Velierës, që po ndërtohet mbi rrënojat e Durrësit antik dhe pas atij të firmosjes për lirimin e Lul Berishës, kryebashkiaku i qytetit të dytë më të madh në vend po flitet se ka rënë pre e përgjimeve të shërbimeve sekrete.

Në të gjithë këtë atmosferë po kalohet në skaner edhe pasuria e tij që është rritur në mënyrë marramendëse që kur Vangjush Dako ka filluar të mbajë funksione publike, fillimisht si kryepolic ndërtimor, pastaj si drejtor hipoteke dhe në fund (pas vitit 2007) si kryebashkiak i Durrësit.

Portali TPZ.al ka bërë një investigim të thelluar të të ardhurave dhe pasurive të Dakos, i cili ka legalisht në pronësi një pallat 11 katësh dhe shumë troje, por që dyshohet se ka kaluar prona në mënyrë të fshehtë edhe në emër të familjarëve të tij.

Sipas këtij investigimi, që kur Gjushi është bërë kryebashkiak për herë të tretë (një privilegj që Rama ia ka bërë vetëm atij dhe Qazim Sejdinit, pasi i fshiu të gjithë bejlerët e vegjël lokalë) kompania e drejtuar nga i vëllai, Edmond Dako, ka një sasi pune me afro 2 milionë USD në vit (sipas deklarimeve).

Një tjetër vëzhgim që ka bërë TPZ.al është se kjo kompani, 3 D, punon në shumë raste si nënkontraktore e atyre që marrin tenderat nga bashkia dhe se rasti më flagrant është ai i ndërtimit të Velierës. Madje skandali që thekson TPZ.al është se në bashkinë e kontrolluar nga Dako, ku u vendos për të ngritur Velierën, shefe e buxhetit është motra e Gjushit, Valbona Qiriako e cila pas vendimeve të njërit vëlla, firmos që të çlirohen fondet që vëllai tjetër, Edmondi të marri paratë e punës te Veliera.

Dyshimet për pasurinë e Dakos bëhen edhe më të mëdha po t'i shtosh faktin se i biri i tij, ende 22 vjeçar, ka ngritur dy kompani. Xhulio Dako është aksioner me 20% në një kompani lavanterie me emrin  “DB Wash International” ku bie në sy përpos tre italianëve edhe një shqiptar 54 vjeçar, Tomi Ismailati. Po i njëjti partner ka edhe një biznes tjetër me djalin e kryebashkiakut, “Artic Group” që tregton prodhime ushqimore dhe molusqe. Në këtë investim të dytë, Xhulio Dako disponon 35% të aksioneve duke qenë një nga të rinjtë e parë në këtë moshë që figuron kaq i lidhur me bizneset. TPZ.al hedh dyshimin se të gjitha këto janë një rrjet kamuflimi për të kamufluar paratë që qarkullon Vangjush Dako. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Prapaskena/ Visho Ajazi kishte pakt me Ramën

Kur shefi i shërbimit inteligjent Visho Ajazi dha pak ditë më parë dorëheqjen gjithkush hodhi hipoteza të panumërta. Disa thanës e Rama po e kërcënonte pas dalj...

18:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI