Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, pasi në orën 12:00 ata kanë paralajmëruar protesta n&eu...
12:06
Deklarata e komisionerit Han që nxorri bllof Ramën për hashashin (video)
Lapsi.al 9 November 2017
Për një kohë të gjatë Edi Rama ka luajtur të paditurin dhe ka stigmatizuar e tallur këdo që mundohej ta përballte me përmasat që hashashi po merrte në vend. Dhe në shërbim të argumentave që sillte për mohimin e këtij fenomeni ai përdorte një kryerefren: “Si ka mundësi që SHBA dhe BE, që flasin për gjithçka, që bëjnë vërejtje për çdo gjë, nuk e kanë përmendur njëherë këtë gjë”, i është drejtuar ai opozitës në shtator 2016, ndërkohë që dy avionë droge ishin rrëzuar në Shqipëri. “A mund të jenë Uashingtoni dhe Brukseli kaq indiferentë kundër kësaj kataklizmoje me të cilën iu mundoheni t’u hidhni shqiptarëve trutë e gomarit çdo ditë?", vazhdonte Rama arsyetimin e tij në një replikë me Jozefina Topallin (video e dyte poshte). Për një kohë të gjatë kjo alibi, që problemi i hashashit nuk ekziston, u mbështet fort edhe nga argumenti se po të ishte ndryshe ndërkombëtarët do të ishin prononcuar për të.Aq fort u bombardua kjo tezë sa edhe zëra opozitarë në vend filluan të pyesin me dyshim: “si ka mundësi që diplomatët dhe zyrtarët perendimorë heshtin? Mos janë blerë? Mos ka një pakt okult që Shqipërisë nuk do t'i kërkohet llogari për kultivimin e drograve të lehta, me kushtin që të kontrollojë kufijtë e saj për kokainën dhe heroinën?".Për shumë kohë këto hamendësime gëluan në të gjitha mjediset e politikës shqiptare.
Dhe vetëm tani, pasi faktet kanë dalë në dritën e diellit, ndërsa ministri i rendit doli direkt i implikuar në përgjimet italiane të trafikantëve, komisioneri i zgjerimit Hanes Han foli në Tiranë. Krahas realizimit me sukses të vettingut, ai përmendi edhe kanabisin si një nga gjërat për të cilat Shqipëria ka bërë hapa para dhe do të vazhdojë të monitorohet në rrugën e saj drejt BE.
“Kemi një histori të re për të treguar në lidhje me ecurinë, me progresin, si përshembull sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”, tha ai i gjendur në krah të Ramës.
75.4 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, familjet shqiptare i shpenzojnë duke blerë ilaçe. Pjesa e mbetur shkon për shërbime mjekësore. Raporti pë...
Rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan që kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve ...
Sa herë Edi Rama është gjendur para një skandali, denoncimi, apo fakti me trafikantët e hashashit ai ka zgjedhur të ngrejë alibi dhe mos pranojë të vërtetën (le...
Kur gazetarët u njoftuan se kryeministri do të prononcohej në oborrin e parlamentit të mërkurën e 25 tetorit, socialistët sapo kishin votuar kundër arrestimit t...
Nga Andrew Keh
Kur shkoi ora ai mori telefonin e tij, u ul në divanin e hotelit dhe i ra numrit. “Po, përshëndetje! Të telefonoj nga FARE” – i tha duke përme...
Kur i bënë shenjë të ndalonte Audi-t me targa AA 003 GB në një postbllok 4 vite më parë, oficerët e Antidrogës nuk e dinin se në atë moment i dhanë jetës një dr...
Është shndërruar në një telenovelë beteja mes Topit dhe Klanit që kur Luana nxori grafikun e saj të audiencës, që sigurisht e rendiste programin e saj “Shiko ku...
Që nga dita kur një patrullë policie ndaloi Orest Sotën me 863 mijë euro të fshehura në makinë dhe me patentat e e Saimir Tahirit dhe të gruas së tij, një sër...
Tema e parajsave të taksave është kthyer në faqet e para të gazetave anembanë botës, për shkak të skandalit të Paradise Papers.
Se çfarë janë, kjo është e leht...
Në mediat tona u fol shumë për vizitën e ministrit të Brendshëm Italian, Marko Miniti në Tiranë, menjëherë pasi prokurorët e vendit të tij kishin bërë publike d...
Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet
Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive
Ka gola që zgjasin sa një festim dhe të tjerë që, pothuajse menjëherë, fillojnë të jetojnë një jetë më vete. Ai i shënuar nga Cher Ndour kundër Polonisë i përket kategorisë së dytë.
Vincenzo Montella ka qenë protagonist, si trajner i Turqisë, i ringritjes së kombëtares, duke e çuar atë deri në Botërorin e fundit. Por për momentin duket se asgjë nuk po shkon në drejtimin e duhur
Përpara sfidës me San Marinon në UEFA Nations League, kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në "Air Albania", teksa regjistrohen ndryshime të rëndësishme në listën e skuadrës, përfshirë zëvendësimin e portierit Alen Sherri dhe rikthimin e Feta Fetait.
Italia mposht 3-1 Turqinë në javën e katërt të Nations League dhe ngjitet në vendin e dytë në Grupin 1 të Ligës A, edhe falë humbjes së Belgjikës kundër Francës (4-1 për Zidane).
Rolando Maran nuk e ka kapërcyer ende goditjen e marrë në Helsinki, kur humbi ndeshjen me dy goditje në portë nga kundërshtari, falë edhe gabimeve të portierëve kuqezinj.