Flash

Basha bën apel me fjalët e Borsellinos: Flisni për krimin, flisni kundër atyre që heshtën

Lapsi.al 9 November 2017
Basha bën apel me fjalët e Borsellinos: Flisni për krimin, flisni

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur sot në Kuvend një fjalim plot akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë për shkak të vizitës me komisionerin Hahn në Vlorë. Akuzat ndaj Kryeministrit dhe qeverisë lidheshin me krimin dhe politikën të bërë një sipas tij. Basha tha se kanabizimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një projekt i qëllimshëm anti-kombëtar i Edi Ramës.  .

“Kriminelët me pushtet dhe droga ishte hakmarrja ndaj të gjithëve e një njeriu të dështuar, për të cilën ai fajëson këdo, familjen, shoqërinë, atdheun, por kurrë veten e tij. Prandaj, të lesh fatet e vendit në duart e Edi Ramës do të thotë të lesh Shqipërinë në dorë të krimit dhe të shkatërrimit”, u shpreh kreu i opozitës.

Sipas tij, pas projektit ‘1 Miliard dollarë’ të Ramës, fshihet rruga e konsolidimit të konsorciumit politiko-kriminal i cili ka për synim: të sundojë Shqipërinë për dekada.

Fjalimi i Bashës përveç akuzave ndaj kreut të qeverisë ishte edhe një thirrje publike për të gjithë shoqërinë, e cila duhet të reagojë tha Basha, ndaj kësaj gjendje të krijuar në vend, ku tashmë krimi është problem politik. Këtu ai citoi fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino, një hero i luftës kundër mafias.

“Flisni për krimin. Flisni në radio, flisni në televizion, flisni në gazeta. Flisni kudo, por flisni. Flisni kundër tyre që heshtën. Flisni kundër atyre që u përpoqën të mbyllin gojët e ndershme. Flisni kundër atyre që u bënë vegla për mbrojtjen e drogës.”

Saimir Tahiri nuk është në burg dhe Edi Rama është ende në pushtet tha Basha, pasi ne si shoqëri nuk kemi reaguar ende. Nëse ne bëhemi bashkë, pushteti i Edi Ramës dhe pushteti i krimit marrin fund, theksoi më tej kreu i opozitës.

Duke iu referuar indirekt aksionit ‘Forca e Ligjit’ që pritet të nisë në shkallë vendi, Basha tha se krimi në Shqipëri nuk duhet parë thjesht si një problem teknik.

“Kjo nuk e ndihmon Shqipërinë. Çdo strategji teknike për luftën kundër krimit do të jetë dështim i sigurt. Krimi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund të fillojë vetëm nga politika”, u shpreh kryetari i PD-së.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI