Flash

FOTO/ Mamaja i dërgon gabimisht të birit fotot “pikante” për të atin

Lapsi.al 8 November 2017
FOTO/ Mamaja i dërgon gabimisht të birit fotot “pikante”

Të gjithëve u ka ndodhur që të ngatërrojnë bisedat në WhatsApp duke ua dërguar personave të gabuar. Kjo i ka ndodhur edhe një djali të quajtur Liam McDonald, i cili ka marrë foto në WhatsApp nga mamaja e tij. Por, problemi qëndron se këto foto duhet të ishin për babain e tij. Në njërin prej mesazhe që i ka dërguar mamaja për babain, ka vendosur edhe zemra. Kjo gjë e ka shtyrë djalin që të mos e hapë mesazhin, pasi siç thotë edhe ai vet, është i tmerruar nga fakti se çfarë mund të përmbajnë fotot. Ai nuk i ka hapur bisedat, por i ka publikuar si foto në Twitter mesazhet që i kanë mbërritur në WhatsApp. Komentuesit i kanë kërkuar që të publikojë fotot që i ka dërguar gabimisht mamaja, por Liam nuk ka pranuar. Mesa duket, kureshtja për të mësuar çfarë përmbanin fotot, do të vazhdojë… 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI