Flash

Lufta Ermali - Luana/ Agron Llakaj tallet me të dy konkurentët

Lapsi.al 7 November 2017
Lufta Ermali - Luana/ Agron Llakaj tallet me të dy konkurentët

Është shndërruar në një telenovelë beteja mes Topit dhe Klanit që kur Luana nxori grafikun e saj të audiencës, që sigurisht e rendiste programin e saj “Shiko kush luan” si më të ndjekurin e të shtunës. Në javën e dytë të emisionit të saj në “Top Channel”, Luana Vjollca publikoi statistikat e sajtit “Tampral” që e nxjerrin fituese (grafiku poshtë).Të nesërmen, Ermal Mamaqi iu kundërpërgjigj me një tjetër grafik, atë të kompanisë “Telemetrix”, sipas së cilave “Xing me Ermalin” edhe këtë javë e tejkalon në shikueshmëri me diferencë tepër të madhe emisionin rival. “Ore, unë nuk i kuptoj këta grafikët... Hajde gëzuar. Unë jam viza blu”, shkruajti Ermali në Instagram.Në këtë garë u përfshi edhe portal Anabel.al i cili nxori fitues të së shtunës në mbrëmje Ermal Mamaqin me një rrezulatat pak më të ngushte. 54% të lexuesve të kësaj faqeje, sipas sondazhit, shikonin Klanin. Por, ajo që nuk u vu re në këtë përplasje të nxehtë ishte fakti se lufta kokë më kokë kishte harruar Al Pazarin e Agron Llakajt në Vizion Plus, që sejcila nga palët duke dashur të ulë rivalin e rendiste si të dytin.

I pyetur nga Tirana Post Llakaj i injoroi dy konkurentët që zihen me njëri tjetrin në rrejtet sociale: “As nuk shoh e as nuk bëj grafikë. Për mua ka rëndësi që “Al Pazar” të shihet dhe se si të gjej mënyra profesionale për ta bërë edhe më të ndjekur. Unë, nuk jam në garë me askënd veç vetes time dhe as nuk dua të komentoj vendin e dytë që më paskan rezervuar” është përgjigjur llakaj i cili po mundohet të bëjë maksimumin në betejën mes dy titanëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI