Flash

Ekskluzive/ Foto e patentës së Saimir Tahirit si skafist

Lapsi.al 3 November 2017
Ekskluzive/ Foto e patentës së Saimir Tahirit si skafist

Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione që shtojnë dyshimet rreth tij. Lapsi.al publikon sot foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri.

Burime të Lapsi.al thonë se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin 'Skipper' (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen.

Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton që sjell Lapsi.al janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin 'Skipper' (kapiten)’.

I marrë në pyetje nga policia, biznesmeni Orest Sota ka dhënë këtë version për ngjarjen.

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”

Ato ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A është në dijeni ish-Ministri i Brendshëm se këto patenta i kishte Orest Sota?  Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.

 

© LAPSI.al 

Të këshilluara

Pse të gjithë po e braktisin Top Channel?

Dikur të punoje në televizionin Top Channel ishte arritja më e madhe në karrierë për një gazetar të ri apo edhe për ata me përvojë në këtë profesion. Kjo ambicj...

22:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI