Flash

Detajet/ Si vrau 29-vjeçari 8 persona me kamion në mes të Nju Jorkut (FOTO&VIDEO)

Lapsi.al 31 October 2017
Detajet/ Si vrau 29-vjeçari 8 persona me kamion në mes të Nju
Pak metra larg ish-kullave binjake ku tashmë ndodhet një memorial për viktimat e 11 shtatorit, në Manhattan, një i ri me prejardhje lindore e i armatosur drejtoi kamionin e tij drejt një korsie biçikletash duke lënë 8 persona të vdekur. 15 të tjerë mbetën të plagosur rëndë, por atentatori 29-vjeçar nuk ndaloi me kaq. Pasi kamioni i tij çau mes turmës së njerëzve dhe goditi një furgon shkolle, ai doli në rrugë dhe me automatik në dorë kërcënoi kalimtarët aty pranë duke thirrur “Allah Akbar”. Vetëm pak pasi doli nga kamioni me të cilin sapo kishte shkaktuar një tragjedi, agjentët specialë iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi në këmbë duke e çarmatosur dhe shtrirë përtokë. Autori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende, është shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Pista kryesore ku po zhvillohen hetimet lidhet me terrorizmin. Kryebashkiaku i New Yorkut, Bill De Blasio, është i bindur se i të tillë karakteri ishte ky sulm. “Është një akt i qartë terrorizmi që kishte si synim të vriste të pafajshëm” – u shpreh De Blasio përpara mediave. Për ngjarjen reagoi dhe presidenti Donald Trump. Ai e cilëson autorin si një të sëmurë dhe thekson se këto ngjarjen nuk mund të ndodhin në SHBA. Raportohet se autori ka qëlluar edhe me armë, por autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar këtë fakt. Autori flitet se është me prejardhje lindore, por mësohet se banon në Florida. Ky është sulmi i dytë që kryhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda muajit tetor. Me datë 1, 64-vjeçari Stephen Paddock qëlloi mbi 20 mijë veta që po ndiqnin një koncert kauntri në Las Vegas, duke lënë 59 persona të vdekur dhe duke plagosur qindra të tjerë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Dosja e radhës/ Qeveria Rama në ankth

Dosja Tahiri - Habilaj po e mban në ankth qeverinë Rama. Dhe jo vetëm ajo. Kryeministri nuk po e fsheh dot shqetësimin, jo për çfarë iu desh të përballet, por p...

16:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI