Flash

Zbulohet FOTO e CIA: Hitleri i gjallë pas luftës në Kolumbi në vitin 1954

Lapsi.al 30 October 2017
Zbulohet FOTO e CIA: Hitleri i gjallë pas luftës në Kolumbi

Pas publikimit të dokumentave të vdekjes së presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy, një tjetër dosje e bërë publike nga CIA hap një skenar të ri për një prej vdekjeve më të diskutuara të historisë. Adolf Hitler nuk u vra në bunkerin e tij në Berlin dhe madje është raportuar se jetonte në Kolumbi në mesin e viteve 50 nga një agjent i shërbimeve sekrete amerikane.

Kjo është përmbajtja e një dokumenti të publikuar nga mediat amerikane. Agjenti emri i koduar i të cilit është “Cimleody-3” ishte kontaktuar nga një mik i tij i cili i kishte rrëfyer prezencën e diktatorit gjerman në Amerikën e Jugut.

Në dokumentin zyrtar të publikuar në faqen e CIA-s shkruhet: “Miku i “Cimelody-3” ka konfirmuar se në shtator të vitit 1955, Phillip Citroen, ish-zyrtar gjerman i ka thënë në mënyrë konfidenciale se Hitler ishte ende gjallë”, - citon lapsi.al.

Për ta bërë këtë edhe më të besueshme ai kishte dërguar në zyrat qendrore të CIA-s edhe një foto bashkë me dokumentet. Fotoja tregon dy persona: në të majtë është Citroen ndërsa në të djathtë një tjetër që i ngjan Hitlerit. Pas fotos shkruhet: “Adolf Schrittelmayor, Tunga, Colombia, America del Sud, 1954″.

Nga ana tjetër mbetjet e trupit të Adolf Hitler dhe Eva Braun nuk janë gjetur kurrë. Sovjetikët gjithmonë kanë garantuar se kufomat u dogjën pas vetëvrasjes. Në SHBA pati gjithmonë dyshime sidomos pasi shkencëtari Nick Bellantoni, nga Universiteti i Konektikatit analizoi një pjesë të kafkës që mbahej nga rusët. Sipas analizave ajo mbetje trupore me shumë mundësi nuk i përkiste Hitlerit, por një gruaje të moshës nga 20 në 40 vjeç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI