Flash

Lubonja ndihem i poshtëruar nga arroganca e çiftit Rama- Tahiri

Lapsi.al 23 October 2017
Lubonja ndihem i poshtëruar nga arroganca e çiftit Rama- Tahiri

Shfaqja e Tahirit dhe e deputetëve socialistë në komisionin e imuniteteve është sipas publicistit Fatos Lubonja një ngjarje që fyen dhe poshtëron çdo qytetar të ndershëm. Ai analizon përballjen me provat dhe arrogancën socialiste në komision: "Si qytetar, duke parë atë shfaqje, u ndjeva disa herë i fyer dhe i poshtëruar. U ndjeva kështu sepse pashë një njeri, për të cilin ka prova mëse të mjaftueshme për t'a quajtur bashkëpunëtor me kriminelët, të sillej përpara njerëzve të drejtësisë me një arrogancë dhe siguri të frikshme për çdo njeri që ka shpresë se në këtë vend mund të ketë një çikëz drejtësi. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar sepse pashë deputetë, që pretendojnë se janë intelektualë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut, të bëhen një me këtë njeri. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar edhe më shumë, duke parë një turmë të organizuar për ta pritur jashtë me brohorima, sikur ky sapo të ishte kthyer nga fitimi i ndonjë trofeu sportiv dhe jo sikur të ishte njeriu i akuzuar se ka kthyer shtabin drejtues të policinë në bandë kriminale, që është përgjegjës minimumi për mbulimin e aktivitetit kriminal të një bande shumë të rrezikshme, që është direkt dhe indirekt përgjegjës edhe për tërë ata të rinj, që futen në rrugën e trafikimeve dhe vrasin çdo ditë njëri- tjetrin në rrugët e Shqipërisë. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar sepse nuk pashë një gazetar t’u afrohej këtyre njerëzve dhe t’i pyesë se përse ndiheshin kaq krenar për një njeri, mbi të cilin rëndojnë akuza kaq të rënda", shkruan Lubonja për Panorama.

Dhe pasi analizon shfaqen e shëmtuar parlamentare, Lubonja del në konkluzionin: "Këta njerëz, që arrijnë deri këtu, mund të shkojnë edhe më tej për të mbrojtur pushtetin e tyre që u jep garancinë se provat që i inkriminojnë nuk do të dalin në dritë. Sepse krimi ndjell krimin, humnera ndjell humnerën. Historia jonë na e ka provuar mëse një herë këtë.

Më tej Lubonja shpjegon edhe alibinë që po përdorin këto ditë në unison kriminelët dhe socialistët: "Ja përse ata i bien refrenit nuk ka prova. Sepse pushtetin e kanë kriminelët, edhe mbi Policinë, edhe mbi Prokurorinë, edhe mbi Gjyqësorin. Dhe ky është absurdi në këtë histori. Kriminelët na thonë: ok, ju e dini që ne jemi kriminelë, edhe ne e dimë që jemi të tillë, por s’keni prova të na e vërtetoni. Që t’ua provosh duhet t’u marrësh pushtetin, por që t’u marrësh pushtetin, duhet të kesh paratë e tyre të pafundme që i sigurojnë nga krimi. Përndryshe, po të guxosh t’u nxjerrësh ndonjë provë, të bëjnë qindin, të thonë gënjen, maskara, kjo nuk është provë", shkruan ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI