Flash

Kulisat/Komploti i arrestimit të Tahirit nga prokurorët e Berishës

Lapsi.al 20 October 2017
Kulisat/Komploti i arrestimit të Tahirit nga prokurorët e

Pasi bënë një kthesë të beftë, nga qëndrimi i djeshëm që qe për “shitjen” e “Tahirit”, tek ai i sotmi që prezumonte mbrojtje për të, Rama dhe socialistët u përqëndruan kryesisht tek një argument. Arrestimi i Tahirit është një lojë politike, atë e kanë ndërmarrë prokurorë të kontrolluar nga PD-ja e cila do të nxjerrë përfitime nga kjo hitori. Rama mësohet t’u ketë thënë deputetëve dhe mediave pranë tij se ai kishte vendosur ta godiste Tahirin, por se përdorimi politik nga opozita e ka bërë që të ndryshojë qëndrim.

Menjëherë pas kësaj Rama vetë u shfaq në Facebook me statuese krejt të ndryshme nga ato të një dite më parë, ku mbronte Tahirin kundër prokurorëve. Edhe mediat e majta filluan sulmin në kor kundër mbrojtësve të akuzës. Ato shkruan se Besim Hardarmataj ( i pari majtas) nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i coi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së vogël. Për Elisabeta Ymeraj (në foto ne mes) shkruhet se është po nga Tropoja, ish pjestare e Grevës së Urisë të Shkelzen Berishës në vitin 1999. Ajo qenkësh edhe gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzn Berishës. Ndërsa Gentian Osmani (djathtas) nga Tropoja, ka qenë shok klase i Shkëlzen Berishës.

Të klasifikuar me këto etiketime politiko - prejardhësore duket sikur kemi të bëjmë vërtet me ndonjë komplot të mirë organizuar. Por në fakt, të gjithë ata që mbrojnë tezën e shpifur të një loje politike dalin bllof me një logjikë të thjeshtë.

Le ta pranojmë apriori se këta prokurorë bëjnë lojën e PD. Le ta pranojmë se ata këtë moment donin të hidhinin baltë mbi qeverinë. Por ata kanë qenë po të njëjtët edhe kur denoncoi Dritan Zagani. Ata kanë qenë po aty edhe kur u hetua çështja e lidhjes së Tahirit me Habilajt dhe e nxorën të pafajshëm.

Po të kishin vepruar si Berishistë do të qenë të interesuar t'a dënonin Tahirin  dje si ministër dhe jo sot si deputet të thjeshtë.

Fakti është se ata nuk e dënuan dot dhe u desh zbulimi i lidhjeve nga Italia dhe përgjimet përtej Adriatikut, që të vinin me shpatulla për muri edhe organin shqiptar të akuzës.

Kështu që është e thjeshtë të kuptohet se e keqja çiftit Rama - Tahiri nuk i ka ardhur nga prokuroria e Berishës, por nga homologët e tyre italianë. Paraqitja e problemit si një sherr politik lokal është thjeshtë alibia e Ramës për të gjetur një kleçkë dhe mbrojtur Tahirin.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI